E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjykata përplaset me Uefa-n/ Kërkohet anullimi i masava ndaj klubeve rebele

Një projekt i shkruar vetëm në letër si Superliga europiane vijon të diskutohet ende nga drejtues të futbollit dhe jo vetëm .

Këtë herë ka qënë gjyakata spanjolle që i ka dalë në mbrojtjte skuadrave të cilat pranun të bëheshin pjesë e saj .Nga ajo cfarë shkruhet , gjykatësi madrilen Manuel Ruiz de Lara i ka kërkuar uefas të  anulojë të gjitha masat kundër klubeve si dhe ta publikojë këtë në faqen e vet duke i dhënë 5 ditë kohë sepse në rast të kundërt do të nisë proces gjyqsore për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Sipas gjykatës spanjolle, një situatë e tillë nuk bën gjë tjetër vecse sjellë efektet e praktikave antikonkurruese, e që dëmtojnë rregullat e tregut të lirë.

UEFA nisi procedurat disiplinore  ndaj Barcelonës, Juventusit dhe Realit për mosbindjen e tyre duke mos u tërhequr nga projekti i Superligës europian ndërsa  presidenti i saj, Ceferin tha se këto skuadra rrezikojnë deri në përjashtimin nga Champions në sezonin e ardhshëm në rast se nuk binden .

Projekti i Superligës u firmos në total nga 12 klubet më të mëdha europiane. Gjashtë prej tyre ishin angleze, tre italiane dhe tre spanjolle por që zgjati vetëm 48 orë pasi më vonë 9 klube u tërhoqën zyrtarisht ndërsa Juventus Real dhe Barcelona preferuan të mos dilnin në një vendim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë