E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata lë në burg tre nga katër të arrestuarit në Shkodër

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për katër të arrestuarit nga RENEA gjatë një operacioni tre ditor.

 

Nga vendimi janë lënë 30 ditë në burg Ilir Bajri, Erogen Vaso dhe Emrah Plaku, deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Astmer Bilalin jepet masë “arrest shtëpie”. Akuza ndaj është ajo e armëmbajtjes pa leje.

 

Reklamë

Ndërkohë pritet ekspertiza nga prokuroria per te pare gjurmët e plumbave te gjetur gjate kontrollit te banesave.

 

Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar dhe katër automjete të blindura të cilat përdoreshin nga familjet Lici dhe Bajri.

Më shumë video

Reklamë