E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata lë në burg 65-vjeçarin që vrau me thikë fqinjin në Korçë

Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për 65-vjeçarin Apostol Bozhgolli që akuzohet se vrau me thikë fqinjin Petrika Treska në Korçë.

Reklamë

Avokati i tij, Arben Lena dha detaje nga seanca gjyqësore, ku tregoi se klienti i tij nuk e ka pranuar krimin.

“Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale.”

Petrika Treska u vra mbrëmjen e të enjtes në Korçë. Konflikti mes tij dhe Apostol Bozhgollit nisi për dritën e shkallës. Ky i fundit e goditi dy herë me thikë, ndërsa dyshohet se ka probleme mendore.

Më shumë video

Reklamë