Subscribe

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 80-vjeçarin Xhevit Sinani që vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllain e tij.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa i moshuari u shfaq i qetë dhe pa pendesë para trupit gjykues për krimin. mësohet se në dëshmitë e tij autori i vrasjes së dyfishtë ishte i paqartë në deklarata. Ai mohoi që të kishte vrarë bashkëshorten 74-vjeçaren Zeqine Sinani si dhe të vëllain 73-vjeçarin Shaqir Sinani.

 

Autori rrëfeu gjatë seancës për masën e sigurisë se ishte në shtëpinë e vëllait 73-vjeçari, Shaqir Sinani por ky i fundit ishte rrëzuar në oborr dhe humbi jetën. Më pas autori tregoi se pasi e rregulloi të vëllain shkoi drejt banesës së tij, por dhe bashkëshorten e gjeti të pajetë.

 

XHEVIT SINANI

 

AUTOR I VRASJES

 

Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh. Më pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Por edhe gruaja ishte vrarë.

 

Avokati mbrojtës kërkoi që i moshuari t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi ka probleme të shëndetit mendor. Kërkesë kjo që u aprovua nga trupi gjykues që vendosi ta mbyllë në qeli autorin e krimit të dyfishtë.

 

Në seance nuk ishte i pranishëm asnjë prej familjarëve të 80-vjeçarit Xhevit Sinani.

 

Krimi i dyfishtë brenda familjes ndodhi të premten në fshatin Tervol të Gramshit, ku autori masakroi më sëpatë vëllain të cilin e goditi nga mbrapa koke e më pas vrau mizorisht edhe bashkëshorten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *