Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Berishës

21 Nëntor 20:13

Nga Olta Blaceri

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë pjesërisht të drejtë kryetarit të PD Sali Berisha i cili kërkoi nga kjo gjykatë shfuqizimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë shtetit.

Kushtetuesja la në fuqi masën detyrim paraqitje por e shpalli të paligjshme masën ndalim i daljes jashtë shtetit.

Sipas gjyqtarëve kjo masë cënon parimin e proporcionalitetit, dhe është e panevojshme në kushtet kur është vendosur detyrimi për tu paraqitur.

Por gjykata kushtetuese ka rrëzuar pretendimin kryesor të liderit të opozitës Sali Berisha, duke theksuar se SPAK-u nuk ka nevojë për të kërkuar autorizimin e kuvendit për t’i marrë pasaportën një deputeti.

“Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa gjyqtarët shpallën vendimin, kryetari i PD Sali Berisha po jepte si cdo mbremje mesazhin e tij per demokratet qe ishin grumbulluar poshte baneses. Nga dritarja e shtepise berisha akuzoi gjykaten se shkeli kushtetuten

“Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Shkeli Kushtetutën. Shkeli ligjin e vet. Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit”, deklaroi Berisha.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lë në izolim kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare. Për sa kohë që gjyqtarët vendosen që masa detyrim paraqitje është e ligjshme, atëherë mozbatimi i saj nga ana e Sali Berishës lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

Në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur tashmë padia e dytë e Sali Berishës për shpalljen të paligjshme të arrestit në shtëpi.

Nga ana tjeter ekipi i avokatëve të Berishës i është drejtuar edhe gjykatës së Strasburgut.

Betejen e fundit për tu liruar në prag të zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD Sali Berisha do ta bëjë në shkallën e pare ku do të kërkoje heqjen e arrestit shtepiak pasi hetimi ndaj tij ka përfunduar dhe çështja është në gjykatë.

Në tetorin e vitit të kaluar Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar vendosi ndaj Sali Berishës masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Kryetari i PD vendosi të mos e zbatojë këtë masë pasi sipas tij SPAK duhet më parë të merrte autorizimin e parlamentit për ti kufizuar lirinë një deputeti.

Për moszbatimin e masës së sigurisë gjykata në 30 dhjetor vendosi ndaj Sali Berishës masën e arrestit në shtëpi.

Sali Berisha ështe marrë i pandehur nga SPAK me akuzën e korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm.

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës.

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

a)autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;

b)Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;

c)Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized
Tagged:
berisah Gjykata Kushtetuese SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!

më shumë...

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

më shumë...

“Unë erdha te partia të zgjidh hallet e mia”, qytetarja nga Elbasani përshëndet urdhrin e kryeministrit Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.