Subscribe

Pas me shume se dy viteve e gjysmë, Shqipëria tashmë ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Mesditen e se enjtes Perparim Kabo, eshte betuar ne Presidence, në prani të kolegeve te tij te ardhshem dhe perfaqesueseve te trupit diplomatik

Pas kësaj ceremonie, Meta ka udhëtuar drejt Elbasanit nga ku ka komentuar fiillimin e funksionimit te Gjykates Kushtetuese, edhe pse sipas tij ajo ende nuk eshte e plote. Meta ka hedhur poshte dhe zerat per nje terheqje te tij nga qendrimi i meparshem.

 

Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit sa i takon kushtetutshmërisë së procesit. Ky proces ka pasur dhe ka mangësitë e tij nga pikëpamja e ligjit dhe shumë aspekte të tjera. Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi kriza apo përplasja mes Presidentit me Parlamentin dhe ish-kreun e KED është e pavend, pasi në atë rast kishim një përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe mafioze një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që i takonte Presidentit, për ta marrë mazhoranca. Për këtë, Komisioni i Venecias ka folur qartë se kush e shkaktoi këtë incident.

 

Kreu i shtetit eshte kujdesur te permend Bundestagun që vuri kushte të qarta, por edhe te akuzojë qeverine.

 

 

Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme, kur KED i ka propozuar për vakancat. Është bllokuar tre herë KED nga mazhoranca për qëllime dhe planet e saj. Dua të falënderoj Bundestagun, që prej kohësh vendosi si kusht për integrimin bërjen e Gjykatës Kushtetuese funksionale. Ky është një proces që vazhdon, ne të gjithë duhet të ndjekim e monitorojmë funksionimin e kësaj gjykate dhe vendimmarrjen e saj. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant. Edhe ne duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika”.

 

Me 6 gjyqtaret që ka tashmë, kushtetuesja mund te zhvilloje mbledhje e të mirartojë vendime me voten pro te 5 anetareve.

 

Ceshtja me e rendesishme politike per te cilen duhet te shprehet gjykata kushtetuese eshte ligjshmeria e zgjedhjeve lokale, e kerkuar nga kryebashkiakja e shkodres voltana ademi.

 

Një vit më parë, 3 gjyqtare kane vendosur qe kjo ceshtje duhet te kaloje per shqyrtim ne séance plenare, dhe tani pritet vendimi perfundimtar per 30 qershorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *