E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata “fundos” Albin Kurtin, mbetet jashtë garës zgjedhore

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përjashtohet nga gara zgjedhore e 14 shkurtit me vendimin e Gjykatës Supreme në Kosovë. Ndërsa Liburn Aliu dhe Labinotë Murtezi duhet të shtohen në listën e kandidatëve, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të dënimit trevjeçar.

“Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për Liburn Aliun dhe Labinot Demi Murtezin, pasi ka vlerësuar se afati 3-vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021.”

Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, po ashtu nuk do të certifikohen. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta ankimojë cështjen në gjykatën Kushtetuese.

Më 3 janar të vitit 2018, pesë deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit vërtetoi dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh