Subscribe

Holanda është pjesërisht përgjegjëse për 350 jetë të humbura në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata supreme dha këtë të premte vendimin se shteti është 10 % përgjegjës për këtë rast pasi aq llogaritet probabiliteti i shpëtimit të këtyre jetëve në rast se Holanda do ti kishte marrë në mbrojtje nga forcat serbe.

Rreth 8.000 burra myslimanë u vranë në qytetin e Srebrenicës në vitin 1995. Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.

Një grup i të afërmve të viktimave, kanë nisur proceset gjyqësore duke kërkuar edhe kompensim nga OKB.

Por organizata u vendos që të ishte imune ndaj ndjekjes penale.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30%, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *