E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Gjykata e Vlorës lë në burg Ritvan Zykaj

Gjykata e Vlorës jep masën “arrest me burg” për Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës ku humbën jetën 8 viktima.

 

Avokati i caktuar kryesisht nga shteti, ishte Dritan  Mehmetaj, pasi asnjë avokat nuk pranoi të marrë përsipër dosjen në ngarkim të tij.

 

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

 

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video