Gjykata e Shkodrës lë në burg katër të arrestuarit për korrupsion

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër lë në burg katër të arrestuarit e dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në Hipotekën e Shkodrës.
Vendimi i Gjykatës ka lënë në burg, shtetasit Mirjam Bletaj, ish jurist i hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.
Këta shtetas akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i hipotekës për përshpejtimin e procesorësh ne marrjen e certifikatës se pronësisë.
Ndërkohë në sallën e gjyqit të dyshuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lenë me masën e sigurisë “arrest me burg”.




