Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg Lulzim Berishën, vendodhja e të cilit nuk dihet pasi u la i lirë ne vitin 2016.

 

Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut. Ai ishte dënuar me 25 vjet burg ndërkohë që i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer kur doli nga burgu.

 

Kujtojmë se një muaj para se te lirohej, Berisha i kishte dërguar një kërkesë Gjykatës për ta liruar nga burgu me arsyen se ishte i sëmurë dhe rrezikonte jetën në qendronte në qelin e burgut.

 

Lulzim Berisha u dënua në prill të vitit 2006 me burgim të përjetshëm. Kujtojmë se 5 vite më parë, Lulzim Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *