Ish-drejtori i Tatimeve të Tiranës Androkli Kokthi u lirua nga Gjykata e Larte. Pasi u arrestua me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës, ish-kreu i tatimeve lirohet edhe nga masa e arrestit shtëpiak, që kishte caktuar Gjykata e Apelit. Hetimet ndaj tij  nisën pas denoncimit të një subjekti privat. Sipas organit të akuzës Kokthi akuzohej për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kthimin e mallit të konfiskuar, për një subjekt privat që ushtron veprimtarinë në shitblerjen e pjesëve te këmbimit të automjeteve. Sipas Prokurorisë, disa kohë pas konfiskimit të mallit, Kokthi kishte urdhëruar lirimin dhe kthimin e  tij në subjektin privat, të cilit i ishte gjetur pa faturë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *