Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Gjykata e Lartë ia kalon SPAK-ut 21 Janarin, reagojnë familjarët e Aleks Nikës

12 Mars 16:01

Gjykata e Lartë vendosi sot ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit.

Pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të shqyrtojë 21 Janarin.

Lexo edhe :

Related Posts

Do hetohet nga Prokuroria e Tiranës apo SPAK? Gjykata e Lartë vendos sot për “21 janarin”
Hetimet e reja për 21 janarin, predha që i mori jetën Aleks Nikës ndodhet në Itali. Familjarët akuzojne Berishën dhe Bashën

Familjarët e njërit prej viktimave te 21 janarit, Aleks Nikës, kanë kërkuar prej kohësh  që dosja e “21 janari” të hetohet nga SPAK. Ata ishin sot të pranishëm në seancën që u  mbajt  në Gjykatën e Lartë.

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatë së Lartë, xhaxhai  dhe e veja e Aleks Nikës thanë për gazetarët se vendimi sot ishte i pritshëm, ndërsa bën thirrje që drejtësia shqiptare të hetojë cështjen me objektivitet.

“E vërteta gjithmonë fiton, të gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe nga më i vogli spak është krijuar për të të hetuar më të fuqishmit,  besoj të vazhdojë, këtë kemi pritur”, tha e veja e Aleks Nikes.

Ndërkohë avokati i çështjes, Idajet Beqiri tha se Prokuroria e Tiranës  bëri sot  punën e vet, duke hetuar disa persona. Sakq ai shprehu rezervat e tij lidhur me çështjen. Asvokati tha se Prokuroria e Tiranës nuk po e  heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm.

Kujtojme se më 29 mars të vitit 2023 Gjykata e Posaçme kishte vendosur mospranimin e ankimit  dhe më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 vitkimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët. Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo.

Ndërkohë, Strasburgu  në fillim te ketij viti vuri në dukje shkeljet në procedurën e ndjekur nga Garda asokohe, për të qëlluar në ajër e për të shpërndarë turmën. Gjykata nënvizoi manipulimet e bëra me pistoletën që i përkiste ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili po ashtu kishte qëlluar disa herë.

Çështja e 21 janarit u rivu në lëvizje nga familjarët e Aleks Nikës që iu drejtuan në vitin 2023 SPAK-ut, por ky i fundit e delegoi në Prokurorinë e Tiranës. Kjo kërkesë mbërriti në Gjykatën e Lartë, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e rrëzuan kërkesën e familjarëve të Nikës. Këta të fundit, për vrasjet akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Në procesin e parë, u gjetën fajtorë dhe u dënuan me fare pak vite vetëm Ndrea Prendi dhe ish vartësi i tij, Agim Llupo, që sot janë të lirë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
21 janari Aleks Nika SPAK 21 JANARI

Nga e njëjta kategori

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve, flakët po izolohen me mjete rrethanore

më shumë...

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.