Subscribe

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tri ditë më parë në qendër të qytetit, ku mbeti viktimë 19- vjeçari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.

Trupi gjykues pasi dëgjoi deklaratat e autorëve dhe palën mbrojtëse vendosi masën e sigurisë “arrest me burg|” për të miturin Klajdi Muka dhe kushëririn e tij Florian Muka.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata deklaruan se konflikti që çoi në vrasjen e Grei Bihucit nisi në dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës në rrjetet sociale, pasi Çela i kishte marrë një thikë dhe nuk ja kishte kthyer në kohë.

Nga hetimet ka rezultuar se viktima nuk është përfshirë në konfliktet e mëparshme mes të rinjve,  por është ndodhur i pranishëm në ditën e ngjarjes ku mbeti edhe viktimë.

Në 13 mars, ditën kur ndodhi ngjarja, të rinjtë u takuan në qendër të qytetit me qëllimin për të qetësuar konfliktet mes tyre, por debate u përshkallëzua në përplasje fizike. Në gjaknxehtësi e sipër 18-vjeçari Florian Muka, nxori thikën duke qëlluar për vdekje Grei Bihucin dhe plagosi shokun e tij Olsi Serjanaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *