E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjykata dënon Bashën për shpifje, akuzoi Ballën për 3.4 mln eurot në Toyota Yaris

Gjykata e Tiranës dënoi me 50 mijë lekë gjobë kreu e PD, Lulzim Basha, duke e akuzuar për shpifje.

 

Reklamë

Deputeti socialist Taulant Balla e kallëzoi Bashën për shpifje, pas akuzave që ky i fundit bëri nga foltorja e kuvendit, duke deklaruar se shuma prej 3.4 milionë eurove e zbuluar në Toyota Yaris, i përkiste kreut të grupit socialist.

 

Në shpalljen e vendimit gjyqtari Gerd Hoxha tha se Basha duhet të tregonte burimin ku kishte siguruar informacionin, ndërsa për përfaqësuesi ligjor i Bashës e quajti vendimin qesharak.

 

 

Për deputetin Taulant Balla vendimi është historik, dhe pikërisht më 21 Janar.

 

 

Balla tha se shuma prej 50 mijë lekësh do të shkojë për Fondin e Edukimit për të ndërtuar një çerdhe.

Më shumë video

Reklamë