E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Vendi

Gjykata burg për gardistin Dervishi

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi arrest me burg për gardistin Admir Dervishi, vrasësin e  bashkëshortes së tij. Masa u dha paraditen e kësaj të premte me dyer të mbyllura. Gardisti Admir Dervishi vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 28-vjeçare Ilda Dervishi nënë e dy fëmijëve. Sipas policisë, krimi i rëndë ndodhi për arsye xhelozie, ndërkohë që edhe pse 28-vjeçarja ishte me urdhër mbrojtje,  ndaj gardistit nuk ishte marrë asnjë masë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë