Gjunkshi: Avokati i Popullit faktoi denoncimet e PD-së ndaj policisë

Zgjedhjet e 30 qershorit vazhdojnë të sulmohen nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.
Ish-deputetit, Xhemal Gjunkshi, përmes nja deklarate për mediat thekson se PD ngre pretendime se Avokati i Popullit në raportin e tyre kanë vërtetuar pretendimet e ngritura nga PD në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndër të tjera Gjunkshi ka theksuar se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit.
“Gjatë votimeve të paligjshme, antikushteuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.
Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluar, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gfjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184. Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur I ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.
Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi I Komisaritit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësine e eskpetimeve mjeko ligjore. Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policicsë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.
Bazuar në dokumenta dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
Një nga shkeljet e paprecedenta të Policisë politike të Edi ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit. Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati I popullit vë në dukje se “Mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike. Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë patur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës. Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.”




