E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjuajti me automatik në lokal/ Kërkohet autori i plagosjes në Pogradec

Shpallet në kërkim një 35 vjecar si autor I dyshuar I një plagosje me armë zjarri në Bishnicë në orët e parë të mengjësit të kësaj të premteje,.

Policia bëri të ditur se rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ende nuk dihen rrethanat që cuan në këtë ngjarje të rëndë në Bishnicë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë