E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjosha: Perspektiva e qartë e zgjerimit e bën integrimin më të prekshëm nga qytetarët

Shqiptarët mbeten një prej popujve më proeuropianë dhe janë të vendosur të avancojnë me axhendën europiane, nëpërmjet transformimit të vendit dhe konsolidimit të demokracisë”, deklaroi ministrja e Integrimit Europian,  Klajda Gjosha, në takim me një delegacion nga Sllovenia i cili kryesohej nga europarlamentari, Franc Bogoviç.

Ministrja Gjosha, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe mbështetjen e dhënë nga Sllovenia për Shqipërinë.

Bashkëbiseduesit diskutuan në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, progresin e bërë si dhe sfidat e mëtejshme që ka vendi në rrugën drejt BE-së.

“Ne synojmë që procesin e integrimit ta bëjmë sa më të prekshëm për qytetarët, në mënyrë që ata të ruajnë besimin tek projekti europian. Është me shumë rëndësi perspektiva e qartë e zgjerimit jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë Ballkanin Perëndimor. Integrimi i vendeve tona në BE, ndihmon jo vetëm zhvillimin e tyre por edhe vetë Europën e cila sot ka nevojë të jetë akoma edhe më e bashkuar”, tha Ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit, vlerësuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve nëpërmjet shkëmbimit të ekspertizës, por edhe projekteve që i shërbejnë pikërisht zhvillimit të rajonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë