E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjosha: Injektimi i “parave të pista”, do të fundosë ekonominë shqiptare!

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka komentuar gjendjen kritike të Euros në vendin tonë, ku ka theksuar se fshihen paratë e pista.

 

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Gjosha shkruan se është shqetësues fakti që kjo monedhë ka humbur 10% të vlerës në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera të Europës ka shfaqur qëndrueshmëri.

 

Reklamë

Sipas ish-ministres e gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare.

 

“Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!” E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë