Asnjë hap pas nuk është bërë deri më tani nga qëndrimi që të dy palët kanë kohët e fundit në marrëdhënien e tyre.

 

Asnjë drite nuk duket në fund të tunelit të krizës politike ku janë mbërthyer qeveria dhe opozita me braktisjen e parlamentit, të nënshkruar nga 57 deputete të PD-së dhe LSI-së.

 

Ndërkohë dorëzimin e mandateve e quajti një hap të gabuar edhe i drejtori për Zgjerimin e Komisionit Europian gjatë takimit të kësaj të enjte me krerët e opozitës në Tiranë.

 

Për të folur më shumë rreth qëndrimit të palëkundur të opozitës së bashkuar, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë Klajda Gjosha përfaqësuese e LSI-së, ish ministre për Integrimin Europian, tashmë me mandat deputeti të dorëzuar.

 

Si e përballon opozita këtë goditje të përsëritur nga partnerët ndërkombëtarë?

 

Nu kështë goditje dhe nuk duhet që të lexohet në asnjë moment si e tillë, ajo është një lexim shumë i sinqertë mes papalësh të cilët kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje për të gjithë situatën politike të krijuar në vend. Kapjen e shtetit, si duhet të çlirohet kapja e shtetit për të vijuar më tej për të arritur standartet evropiane në Shqipëri. Së dyti nuk doja që ekspertët e komisionit ta ndihmonin sot zotin  Danielsson, për ti shpjeguar se nuk bëhet fjalë bojkot por për djegie të mandatit. Pra secili nga ne nuk ka bojkotuar parlamentin, por jemi pa imunitet, nuk jemi më deputet të kuvendit të Shqipërisë pra është niveli më i avancuar, ndoshta dhe i paparë në rajonin tonë dhe aq më tepër në BE, ku demokracia funksionon, shteti i së drejtës funksionindhe normal që nuk mund të konceptohet dot një akt i tillë. Unë e kam quajtur gjithmonë që është një akt ekstrem, por kjo ka ndodhur sepse ne kemi përballë një njeri që ka të gjitha në dorë. Fatkeqësisht ai ka të gjitha pushtetet në dorë, dhe normalisht nuk mund të funksionojë kështu, sot nuk ka më parlament, ai është një institucion që nuk ekziston dhe nuk funksionon më sepse duhet të ketë ato parimet që u rrëzuan të gjitha dhe tashmë opozita nuk kishte më asnjë mjet ligjor jo më për ta luftuar mazhorancën, po për të kërkuar llogari mazhorancës. Akti i fundit ligjor që ne kishim në dorë ishte pikërisht drejtimi drejt gjykatës Kushtetuese e cila ka më shumë se një vit e gjysmë që nuk ekziston atëhe më thoni cila është vlera e një mandati të një deputeti të opozitës sot që dihet se numrat pra kartonat në atë parlament nuk i ka.

 

Danielsson thekson se djegia e mandateve e minon rrugën e Shqipërisë drejt BE, për opozitën është prioritet rrëzimi i kryeministrit apo integrimi i vendit në BE?

 

Këto janë njerëz me të cilët unë kam punuar kur kam qenë minsitre i respektoj shumë dhe i kuptoj në punën e tyre në ndihmën dhe partneritetin shumë solid që ato kanë treguar me Shqipërinë, por që ka një problem gjithmonë edhe mes nesh dhe kohës që unë kam qenë minsitre është për të kuptuar realitetin në Shqipëri. Në një vend evropian do të kishte akuza për zgjedhje jolegjitime, për vjedhje të votës, për krimin e organizuar si pjesë e zgjedhjeve në vendin tonë jo të lira jo të ndershme aty ku ne duam të arrijmë atëherë do të funksiononte drejtësie. Nëse do të komunikojmë me çdo ndërkombëtarë cilin e ke përballë, thekson që le të flasë drejtësia, por a është e mundur që të flasë drejtësia në Shqipëri. A ka sot një hetim për dosjen 339 dhe 184? A është thirrur sot zoti Dako në Prokurori, për të dëshmuar a janë të vërteta përgjimet për të cilat ka treguar VOA vetëm pak kohë më parë? Besoj se vetëm 3 minuta e përgjimet e treguara nga Zëri i Amerikës flasin sot më shumë se çfarëdolloj reforme zgjedhore për të cilën mund të diskutojmë ne apo mbi bazën e ndryshimit ligjor mbi të cilin mund të diskutojmë ne, ndaj edhe ne Shqipëri duhet të diskutohet për shtetin e së drejtës dhe reforma në drejtësi ku ne besuam dhe dhamë të gjitha votat ka humbur besimin.

 

Në komentet e shumicës theksohet se për destabilizim është e interesuar një fuqi e madhe botërore që është Rusia. Ato që e artikulojnë këtë duan të bëjnë një lidhje midis asaj çfarë po bën opozita  dhe interesit të kësaj force të madhe. Çfarë mendoni për këtë?

 

Unë do të ndaja me ju konstatimin tim, që sa herë që mazhoranca është ndodhur në vështirësi ka përdorur një tezë të tillë. Ka përdorur një tezë që ndoshta një fuqi e madhe siç është Rusia mund të ketë një dorë edhe në destabilizimin e Ballkanit dhe të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në ndikimin rus të asnjë force politike kjo është absolute dhe duhet ndarë njëherë e mirë. Shqipëria dhe shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, Shqipëria sot është vend i NATO-s dhe është drejt një rrugëtimi të vërtetë të integrimin evropian.

 

A është LSI-ja e shqetësuar për atë që po quhet shthurje e anëtarëve të listave tuaja që po rendin drejt Parlamentit për të zënë vendet që ju i keni lënë bosh?

Absolutisht jo, pasi ajo është një zgjedhje e kandidatëve që kanë qenë në lista, është personale e dinë ato se si do të përballen me opinionin publik, me zgjedhësit dhe përballë gjithë qytetarëve shqiptarë që sot janë në krahë të opozitës. Opozita këtu është e bashkuar, ka marr një vendim, që është një vendim i madh politik për herë të parë ka ndodhur në Shqipëri dhe më besoni që mund të quhet edhe sakrificë deri diku nga ana e të gjithë deputetëve të opozitës, që ti e ke fituar  me shumë mund edhe përballë banda edhe përballë parave të shumta që mund të jenë hedhur në zgjedhje kemi mundur që ta marrim atë mandat. Nuk besoj se janë shumë emra, por sado të bëhen duhet të kuptoni se parlamenti nuk është më legjitim por është antikushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *