Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Kryeministrin e Landit të Hessenit, Volker Bouffier dhe një grup deputetësh të këtij Landi.

 

Në fokus të takimit ishte integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian, reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi rajonal për të nxitur zhvillimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Ministrja Gjosha shprehu falenderimet për mbështetjen e çmuar që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në çdo hap të procesit, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit me vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë që axhenda europiane e vendit të përparojë më tej.

 

Procesi i Berlinit ishte gjithashtu  një pikë tjetër e rëndësishme diskutimesh, ku bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të nxitur zhvillimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Kryeministri  i Landit të Hessenit, Volker Bouffier,  vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë me reformat, veçanërisht reformën në drejtësi, duke inkurajuar për zbatimin sa më të shpejtë të saj me rezultate të prekshme për qytetarët.

 

Ministrja Gjosha tha se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit dhe gjithashtu shprehu bindjen se politika e zgjerimit i shërben jo vetëm vendeve aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së , por edhe vetë Europës, qe vetëm e bashkuar mund t’i bëjë ballë sfidave me të cilat ndeshet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *