Subscribe

Një javë përpara referendumit për ndryshimin e emrit ne Maqedoni, presidenti i Gjorge Ivanov deklaron se do të bojkotojë procesin.

 

“Dy herë e mora besimin e qytetarëve që të mos lejoj ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit, dhe nuk pranoj ide dhe propozime që do ta kërcënonin identitetin kombëtar maqedonas, veçantinë e kombësisë maqedonase, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase. Nuk heq dorë nga ky premtimi im. Për këtë arsye, më 30 shtator nuk do të votoj”.

 

Sipas kreut të shtetit identiteti kombëtar i Maqedonisë është mbi interesin vetjak te politikaneve dhe interesat e çdo qeverie.

 

“Sa për mua, unë tashmë kam votuar. Votova para 27 viteve, më 8 shtator të vitit 1991. Unë isha njëri nga ata që e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë si shtet i pavarur, me emër dhe me dinjitet”.

 

Ivanov është shprehur kundër emrit të ri Maqedonia e Veriut duke mos nënshkruar dekretin pas miratimit nga parlamenti në muajin qershor. Shumë liderë botërorë të cilët kanë inkurajuar Shkupin javët e fundit për pjesëmarrje në referendum kane shmangur takimet me presidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *