Ministrja e drejtesisë bëri të ditur se tre drejtues të sistemit të burgjeve kanë marrë kërcënime kohët e fundit.

 

Gjonaj tha se tre zyrtaret e burgjeve janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit pas kërcënimeve të burgjeve.

 

“Strukturë të posaçme për të marrë në ruajtje zyrtarët e lartë të burgjeve, të cilët kërcënohen nga të dënuarit. Po kryejmë vettingun e noterëve, pra verifikimin e titujve të tyre. Po verifikojmë çdo noter sesi e ka marrë licencën. Rishikuam marrëveshjen e transferimit të të dënuarve nga Britania e Madhe.Tre zyrtarë të Burgjeve janë në ruajtje, për shkak se kanë marrë kërcënime. 110 punonjës burgjesh të referuar në prokurori për vepra të ndryshme penale.”

 

Në një takim me gazetarët këtë të premte ku bëri dhe bilancin e një viti pune, ministrja e Drejtësisë shtoi se janë 110 punonjës të sistemit të burgjeve të cilët janë referuar në prokurori për shkelje të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *