Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se të gjithë të burgosurve të dënuar për vepra penale të rënda do t’u “izolohet” komunikimi jashtë ambienteve të burgut për më shumë se një vit.

 

E pranishme në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua për ndryshimet në ligjin për të burgosurit, ministrja tha se kjo nismë ka ardhur në kuadër të luftës ndaj krimit.

 

Sipas Gjonajt, shumë nga grupet kriminale drejtohen nga qelitë e burgut.

 

“Ligji në perputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Nëse një person do arrestohet per vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posaçëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jete më i gjatë se 1 vit”

 

Ministrja tha gjitashtu se ligji për të burgosurit dhe të dënuarit është trajtuar nga Gjykata Kushteteuse itlaiane dhe është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *