Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë qëndrimit të saj në Gjermani është takuar me përfaqësuesin e Përhershëm në Kancelarinë Federale, Departamenti i Politikës, Franz Neuder, këshilltar i Kancelares Merkel.

 

Në këtë takim Neuder është shrehur se Shqipëria ka bërë progres dhe kjo është e qartë për shumë vende, jeni në një proces i cili po ecën dhe shpresojmë te vazhdoje keshtu.

 

Ministra  Gjonaj në këtë vizitë zyrtare ka takuar  Florian Hahn, anëtar i Komitetit për Çështjet Europiane si dhe i  Komitetit për Punët e Jashtme.

 

 “Raporti i KE do të vlerësojë progresin e arritur nga Shqipëria deri më sot veçanërisht në ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”.

 

Ndërsa referuar situatës politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita, Hahn u shpreh se Parlamenti është rruga e duhur për të garantuar stabilitetin dhe demokracinë në vend.

 

Ndërkohë në mbyllje të vizitës së saj zyrtare në Berlin, Gjonaj ka takuar edhe Nicolas Lobel, Deputet i Bundestagut, përfaqësues i fraksionit CDU/CSU i cili gjithashtu ofroi gjithe mbeshtetjen per procesin e integrimit te Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *