E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjonaj me homologen franceze, prezantohen rezultatet e task forcës antikorrupsion 

Gjatë një takimi zyrtar në Francë me homologen Nicole Belloubet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi strukturën e re të krijuar nga Qeveria shqiptare, Task Forcën Antikorrupsion. Ato gjithashtu diskutuan për hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

 

Reklamë

 “Më vjen mirë që sot, jo vetëm shkëmbyem eksperiencat kryesore të fushës së përgjegjësisë, por njëkohësisht vendosëm për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e zbatimit të Reformës në Drejtësi në përgjithësi dhe sistemin e drejtësisë penale për të miturit në veçanti. Besoj fort që nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Francës në veçanti, e ardhmja e qytetarëve shqiptarë do të jetë më e mirë’’

 

Ndërsa ministrja Belloubet konfirmoi vullnetin për firmosjen në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit. Ajo ofroi mbështetjen e qeverisë franceze në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez, për formimin profesional në këtë fushë.

 

“Duke rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë franceze, ju inkurajoj për vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dua të theksoj se mekanizmat e ngritura dhe rezultatet e deritanishme të Task Forcës Antikorrupsion janë për t’u përshëndetur.”

 

Gjithashtu ministrja franceze e drejtësisë u shpreh se Franca është e gatshme të mbështesë Shqipërinë nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe dhe financimeve të BE-së.

Më shumë video

Reklamë