E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjobitet dhe procedohet 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sukth të Durrsit.

 

Një 50-vjeçar është fotografuar duke tërhequr zvarrë me makinë një qen. Fotot më pas janë publikuar në rrjetet sociale.

 

Reklamë

Kjo u bë shkak që policia të reagonte dhe të procedonte penalisht 50-vjeçarin.

 

Ai akuzohet për “Keqtrajtim të kafshëve”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë