Subscribe

Nëntë kompani të mëdha që merren me importin dhe tregtimin e hidrokarbureve janë penalizuar nga administrata doganore për shmangie të taksave. Sikundër ishte paralajmëruar, drejtori i doganave bëri publik emrat e subjekteve, ku spikatin biznese të njohura që operojnë në këtë fushë.

 

Sipas të dhënave janë kontrolluar magazinat doganore në Porto Romano, Lezhë e Vlorë për periudhën 2018-2019, nga ku ka rezultuar subjektet kanë fshehur deklarimin e një sasie të mëdha karburanti si dhe gazi të lëngshëm,

 

Nga të dhënat e kontrollit rezultojnë se ka diferenca në raportime për 752 mijë litra naftë si dhe 77 500 litra gaz të lëngshëm. Në kontrollet tona kemi marrë parasysh edhe firot që ka ky sektor ndaj dhe kemi marrë pasat përkatësi sikundër i parashikon ligji,-tha drejtori i doganave Arlind Gjokutaj.

 

Kreu i doganave nuk specifikoi penalitetet për secilën kompani, por tha se detyrimi i munguar në buxhet së bashku me gjobat arrin në 1 milion euro.

 

Dëmi i llogaritur në buxhet arrin në 129 milion leke ose e thënë ndryshe 1.06 milion euro. Ne kemi bërë verifikimet tona dhe kemi marrë masa për 14 doganierë të cilët kanë lejuar këtë informalitet.

 

Qeveria ka ndërmarrë në kohë të ndryshme aksione kundër informalietit, aksione të cilat më së shumti janë fokusuar tek biznesi i vogël, ndërsa rezultatet kanë qenë thuajse të papërfillshme në buxhet. Për këtë fakt qeveria ka qenë në qendër të kritikave për ndëshkim të subjekteve të vogla dhe favorizim të mëdhenjve. Ndaj dhe aksioni tek grosistet e hidrokarbureve duket si një dëshmi e vullnetit për te penalizuar edhe ketë kategori qe xhiron miliarda leke.

 

Por a do ta arkëtojë administrata doganorë detyrimin prej 1 mln euro? Kjo mbetet per t’u parë pasi kompanitë kanë të drejtën e ankimit dhe shpesh gjykatat kanë rrëzuar penalitetet e administratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *