E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjobiten 629 këmbësorë dhe ndëshkohen 130 drejtues mjetesh

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Ndërkohë janë arrestuar edhe 4 shtetas.

Në pranga përfundoi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan dhe Fier u arrestuan shtetasi E. P. dhe B.B, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Reklamë

Ndërkohë, në qytetin e Durrësit përfundoi në pranga M. R., i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e policisë janë evidentuar dhe ndëshkuar 629 shtetas me 10 mijë lekë. Ata u  konstatuan duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. 

Po ashtu, 5 qytetarë janë gjobitur me 20 mijë lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve.

Më shumë video

Reklamë