E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjobiten 335 persona për maskën, ndëshkohen edhe 3 biznese

335 persona janë ndëshkuar gjatë 24 orëve me 3 mijë lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, ndërsa 23 të tjerë u gjobitën për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes dhe tre për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3 mijë lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu, e pësuar edhe tre biznese, të cilat ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë