Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se që prej datës 4 maj ka nisur aplikimi i gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të automjeteve të tyre.

Nuk mund të ndryshohet pa autorizim ngjyra e makinës, vendosja e impiantit të gazit, por dhe vendosja e karrocerisë, pasi në rast të kundërt, do të gjobiten nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)! Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë: të ngjyrës; kutisë së shpejtësisë; të tjera me procedurë të lehtësuar; Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë: të motorit; të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), të karrocerisë; të tjera me procedurë normale. Vetëdeklaro kërkesën për të kryer një ndryshim konstruktiv/funksional në mjet”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *