Zyrtarë të Inspektoriatit Shëndetësor në Elbasan janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë abuzuar me detyren e tij gjatë kontrolleve për zbatimin e ligjit anti-duhan në një biznes në këtë qytet.

Në mesin e të procedurave janë  H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  ( kryeinspektor),  pranë ISHSH , dega Elbasan,  E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë  ( Inspektore),  pranë ISHSH, dega Elbasan dhe A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.

 

Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *