E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjobë biznesmenit në Durrës, arrestohen tre persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

 

Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Gjobëvënësit”. Sipas policisë të ndaluarit janë L. Z., 45 vjeç, E. Sh., 26 vjeç dhe K. E., 40 vjeç.

 

Reklamë

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

 

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.

 

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë