E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjobë 700.000 lekë për 29-vjeçarin që theu vetëkarantiminin

Një 29-vjeçar që ishte kthyer nga vendet e prekura me COVID-19 dhe theu vetëkarantimin është gjobitur.

 

Policia e Dibrës njoftoi se shtetasi E. S. ishte kthyer nga Italia në datën 3 mars dhe për këtë arsye ju kërkua të izolohej në shtëpinë e tij që të mos përhapte koronavirusin, në rast se ishte i prekur.

 

Por i riu e ka thyer këtë rregull dhe ka frekuntuar edhe ambiente të jashtme në fshatin e tij. Për shkeljen e rregullit ai u gjobit me 700.000 lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë