E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjobë 136 shoferëve që nuk kishin vendosur zinxhirë e goma dimërore

Policia ka gjobitur këtë të diel shoferët që nuk kanë marrë masat për të lëvizur në akset, ku është i vështirë qarkullimi për shkak të motit të keq.

 

Sipas njoftimit për mediat, 87 drejtues mjetesh janë ndëshkuar sepse nuk kishin vendosur zinxhirët, kurse 49 të tjerë sepse nuk kishin vënë gomat dimërore.

 

Nga ana tjetër, 156 shoferë u gjobitën për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë