Subscribe

Kush është kapur me shkelje nga policia rrugore nuk ka më nevoje të presë me orë të tëra në radhë përballë zyrave të OASH-së, në Policinë Rrugore.

Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13358

Ministri i Brendshëm Lleshaj teksa ishte në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë nga ku njoftoi se këto zyra të OASH në Tiranë dhe gjithë vendin duke nisur nga sot do të mbyllen.

Duke filluar nga sot këto zyra në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë mbyllur. Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra. Nga sot qytetarët, – ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, – kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave. Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata.

Lleshaj bëri apel që drejtuesit e mjeteve të jenë shumë më të përgjegjshëm në rrugë.

Shtimi i kujdesit në qarkullimit do të thotë, jetë njerëzish të shpëtuara, shëndet i njerëzve i ruajtur. Dhe besoj që me këto masa jo vetëm që do ta lehtësojmë barrën e qytetarëve shkelës të rregullave të qarkullimit, por do të rrisim edhe më shumë rigorozitetin e vendimmarrjes së komisioneve, të cilat tashmë nuk do ta kenë më përballë qytetarin.Me këtë rast theksoj dhe kërkoj edhe njëherë forcim të ndërgjegjes qytetare për sjellje të përgjegjshme në rrugë. E kam thënë edhe herë të tjera publikisht që aksidentet rrugore janë një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës, janë vrasës më i madh se sa vetë vrasësi. Kështu që të gjitha masat që merren në këtë drejtim janë masa në funksion të jetës.

Por Ministri i Brendshëm paralajmeroi të tjera ndryshime në Kodin rrugor.

Jo vetëm me këtë masën e sotme, ne do të vazhdojmë së shpejti të paraqesim në qeveri dhe në Kuvend ndryshimet e reja në Kodin rrugor, të cilat po ashtu do t’i shtojnë kërkesat por edhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me synimin e madh që të vazhdojmë të ecim drejt axhendës së reduktimit maksimal të shifrave të aksidenteve dhe dëmeve të tjera në qarkullimin rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *