E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Kronikë

Gjoba dhe heqje patentash në rrugët e Korçës

Strukturat e Policisë së Qarkut Korçë, edhe gjatë javës që shkoi kanë vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë. Nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet dhe këshillimet për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

 

Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe 5 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë si dhe janë tërhequr 6 leje drejtimi. Të njëjtat burime bënë me dije se janë vendosur në total 623 masa administrative, për shkelësit e Kodit Rrugor.

 

Reklamë

Policia e sektorit të qarkullimit rrugor, mbi bazën e një plani masash  ka përforcuar shërbimet e patrullimeve të saj në këtë sezon vere. Javën e kaluar, reth 60 mijë udhëtarë rezultojnë se kanë hyrë në teritorin shqiptar vetëm nga pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe  Qaf-Thanës.

 

Fluksi i lartë i njerzve dhe mjeteve rëndon edhe situatën e qarkullimit rrugor prandaj policia e këtij sektori ka rritur masat e kontrollit me patrulla të stacionuara dhe të lëvizshme. Janë 8 patrulla të policisë rrugore që kontrollojnë akset kryesore nacionale të Qarkut Korçë.

 

Ndër to, akset kryesore nacionale Kapshticë-Korçë dhe Korçë-Qaf-Thanë me lëvizjen më të madhe të mjeteve janë më shumë në vëmendjen e policisë rrugore e si rrjedhim këtu vendosen edhe më tepër masa administrative për drejtuesit e mjeteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë