Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron...

“Qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”, Rama replikon...

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat...

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i...

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë...

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit...

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

GJKKO pushoi padinë për Dvoranin/ Presidenca: Vendim i papranueshëm, do ta ankimojmë

23 Nëntor 15:58

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi e konsideron të papranueshëm vendimin e Gjykatës së Posaçme për pushimin e çështjes lidhur me padinë e bërë nga presidenti Ilir Meta ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi njoftoi se ky vendim do të ankimohet sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

 

Ai këmbëngul se kushdo që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë, do të përgjigjen para drejtësisë.

 

Njoftimi: 

U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.

Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë.

Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar.

Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes.

Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.

Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.

Drejtësia ka ende kohë për të folur!

E ardhmja u takon të vërtetave!

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ardian Dvorani Ilir Meta SPAK Tedi Blushi

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

më shumë...

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani: Synon bashkimin e sipërmarrësve dhe të apasionuarve pas detit

më shumë...

“Qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”, Rama replikon me zv.ministrin iranian: Shqipëria është e vogël për të rënë në këtë kurth të madh

më shumë...

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i përpjekjeve për bashkim dhe pavarësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:08

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran,...

11:04

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,...

10:47

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani:...

10:41

E rëndë në Gjirokastër, një 15-vjeçar pëson...

10:33

“Qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”,...

10:23

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas...

10:04

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i...

9:46

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:...

9:46

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë...

9:44

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit...

8:51

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri,...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

8:26

Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për...

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

Më të klikuarat

  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.