E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pagat/ Padi edhe në Administrative, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Gjykata e Durrësit kërkojnë zhbllokimin e rrogave

Konflikti për pagat e sistemit të drejtësië po përshkallëzohet me shpejtësi drejt një përplasjeje më të fortë ligjore.

Një ditë pas kallëzimit penal në SPAK ndaj ministrit të Financave, gjyqtarët dhe prokurorët nisën një tjetër betejë paralele.

Ata depozituan një padi në Gjykatën Administrative në Tiranë, përmes së cilës kërkohet zhbllokimi i llogarive të Thesarit të Shtetit.

Në qendër të këtij zhvillimi janë: Gjykata e Posaçme e Apelit si dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilat synojnë një masë sigurie të jashtëzakonshme përpara trupës administrative.

Reklamë

Kjo kërkesë për sigurim padie nënkupton rrëzimin e urdhërit të ministrit të Financave për bllokimin e fondeve që ndodhen në degën e Thesarit, për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

DOKUMENTI

Vazhdo të lexosh

Reklamë