E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e komisionit vlerësimit të ofertave.

 

Prangosja e zyrtarëve ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë së Posaçme, lidhur me tenderin prej 100 milionë lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.

 

Reklamë

Gëllçi dhe tre anëtarët Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci përballen me akuzën e korrupsionit.

 

Nge hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka bërë tenderin pa marrë ende miratimin e autoritetit të medias audiovizive për të hapur kanalin RTSH Agro, si dhe ka bërë preventivin e projektit me vlerë prej 100 milionë lekësh, pa e ditur nëse fondi do të miratohej ose jo nga ministria e Financave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë