Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për dosjen e dytë penale ndaj Jorgo Goros, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, duke e dënuar me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Goron u ul në 1 vit e 4 muaj burg.
Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Në të njëjtën dosje, u dënua edhe Vasillaq Strakosha, me 1 vit e 6 muaj burgim. Edhe ky dënim u reduktua për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u zbritur në 1 vit, me pezullim dhe 2 vite shërbim prove. Edhe Strakoshës iu hoq e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Ky është vendimi i dytë penal ndaj Jorgo Goros, i cili po përballet me drejtësinë për çështje që lidhen me abuzime me detyrën gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Himarës.
/vizionplus.tv





