E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

GJKKO dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar 10 vite burg për Moisi Habiljan.

Ndërkohë, ka vendosur nga 9 vite burg për anëtarët e tjerë të grupit: Maridiam Sulaj, Nezar Seitin dhe Fatmir Minaj.

Ata akuzohen për trafik të lendëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij grupi, u hetua nga akuza italiane edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi dyshohej se grupi i Habilajve gjatë përgjimeve fliste edhe në emrin e tij, por hetimet u pushuan pasi këto dyshime nuk u provuan kurrë.

Më shumë video

Reklamë