Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po mbyllin këtë të premte fushatën elektorale në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit.
Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, gjithçka duket gati për eventin final të kësaj fushate elektorale.
Sot në mbylljen e fushatës, pritet të flas Elmar Brok, anëtar i CDU gjermane që ka drejtuar në Parlamentin Europian komitetin për Punët e Jashtme, Lord Jackson of Peterborough nga Partia Konservatore Britanike, konsulenti i fushatës Chris Lacivita, Ilir Meta nëpërmjet një audio-mesazhi dhe fjalimi i fundit është ai i Sali Berishës.
Ndërkohë Berisha deklaroi më herët se kjo është konferenca e tij e fundit në opozitë, pasi Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojnë.
“Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë bëhet mazhoranca e Shqipërisë”, tha ai.
/vizionplus.tv





