Si rrallë herë, mëngjesi i së mërkurës e gjeti Gjirokastrën te zbardhur nga dëbora.

 

Të gjitha rrugët në qytet u mbuluan nga bora duke krijuar veshtiresi te medha.Banoret u ankuan per mos pastrimin e rrugeve duke thene se kishin te pamundur te leviznin.

 

Aksion nacional Gjirokastër-Tepelenë dhe segmenti Virua- Gjirokastër u bllokuan ne oret e para të mëngjesit. Nderkohe kalimi ne rrugen qe te con drejte Loibohoves behet vetem me zinxhire.

 

Nje fermere u bllokua ne Gline te Dropullit me 400 krere bageti pasi nuk kishte mundesi te levizte dhe kerkoi ndihme.

 

Ndërkohe disa fshatra te thelle ne zonën e Përmetit u izoluan pasi trashesia e debores i kaloi 50 centimetra.

 

 

Situatë e rënduar si pasojë reshieve te bores u krijua edhe ne juglindje.

 

 

Problemet me te medha u shfaqen në fshatrat malorë të qarkut. Qarkullimi i mjetev ne akset Maliq – Lozhan dhe Korccë= Ersekë- Leskovik ku u veshtiresua duke e bere te domosdoshem perdorimin e zinxhireve.

 

 

Reshjet e borës me intensitet të lartë gjatë natës izoluan edhe fshatrat në bashkinë e Pogradecit.

 

 

Trashësia e borës në këto zona shkoi ne afro 60 cm duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. Probleme pati edhe me transportin e infermierëve drejt qendrave shëndetsore të këtyre njësive administrative.

 

Reshje dëbore u regjistruan edhe në Elbasan. Sipas shtabit të emergjencave problematike mbetën zonat malorë të rrethit të Librazhdit si dhe ato të Gramshit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *