Gjinari mirëpriti këtë fundjavë vizitorë të shumtë, që u bënë bashkë për të festuar magjinë e fundvitit dhe për të përjetuar nga afër atmosferën festive të “Gjinar Village Market”.
Eventi, i organizuar në kuadër të festave të fundvitit, i dha Gjinarit një tjetër dimension, duke e kthyer në një qendër takimi ku u bashkuan turizmi, tradita, dhe mikpritja.
Pjesë e rëndësishme e “Gjinar Village Market” ishte edhe panairi i produkteve lokale, ku bizneset dhe prodhuesit vendas ofruan ushqime tradicionale, pije, produkte artizanale dhe shije autentike të zonës.
Gjinari është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët vendas dhe të huaj. Me peizazhin dhe panairin plot ngjyra, Gjinari është shndërruar në zemrën e turzmit dimëror në Elbasan./vizionplus.tv





