Partia Demokratike ka mohuar lajmin e publikuar në disa media për kandidimin si deputet të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në reagimin e selisë blu thuhet se ky lajm është i pavërtetë, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

PD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”

Një ditë më pare, Gjoni i dorëzoi dorëheqjen KLGJ, duke argumentuar se procesi i vettingut nuk është i barabartë për të gjithë për shkak të sulmeve politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *