Java e 10 e Serisë A u mbyll të hënën në mbrëmje me një fitore dramatike të Lacios në shtëpi ndaj Fiorentines.

 

Sukses 1 me 0 i kryeqytetasve i siguruar vetëm në minutën e  95 falë një penalltie të kthyer në gola nga Çiro Imobile që I garantoi Lacios fitoren e trete radhazi në kampionat.

 

Sfida në olimpiko ishte pak a shumë e ekuilibruar. Në pjesën e parë një shtyllë e miqve dhe një gol që iu anulua Beltranit.

 

Ndërkohe në të dytën dy nderhyrje vendimtare të Terraçanos në dëm të Felipe Anderson dhe Luis albertos.

 

Në frymën e fundit episidi vendimtar i ndeshjes. Prekje me dore e topit nga Milenkoviç dhe penallti për bardhekaltrit.

 

Kapiteni Imobile ishte I saktë nga 11-metrat duke I garantuar 3 pikët e radhës skuadrës së Sarrit , e cila u ngjit në kuotën e  16 pikëve në vendin e 7, duke parakaluar edhe Romen.

 

Në duelin tjetër luajtur pak më herët, Berat gjimshiti me Atalantën e tij fituan lehte në Toskane kundër Empolit të Etrit Berishes dhe Ardian Ismajlit me rezultatin 3 me 0.

 

Ndeshje e gjitha për tu haruar për portierin kuqezi i cili mori një gol me finte nga Skamaka dhe pastaj pësoi edhe dy gola të tjere, në episode ku mund të kishte bërë më mirë.

 

Ndërkohe Gjimshiti I zakonshëm me paraqitjet e tij plot siguri për mbrojtjen bergamaske. Atalanta është në vendin e 4 tashmë me 19 pikë. Të dyja ndeshjet u transmetuan në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *