E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjimnazisti qëllon me armë në shkollë, Berisha nxjerr videon

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar faktin se një gjimnazist ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës, por ngjarja, sipas tij, është fshehur nga policia.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha ka publikuar një video të ardhur nga qytetari dixhital ku shihet një nxënës që nxjerr një armë në oborrin e shkollës dhe që duket se qëllon në ajër.

 

Reklamë

“Qellohet me arme zjarri ne oborrin plot nxenes te gjimnazit Naim Frasheri ne Durres! Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin! Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e nxenesit dixhital. Sb

Persh dua tju derg nje vidio nga gjimnazi i naim fresheri ne dr ku adoleshenti ne prani te nxenesve dhe mesuesve qellon me arm ne ajer policia fsheh krimin”

Vazhdo të lexosh

Reklamë