E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Politikë

Gjiknuri “sulmon” Metën: Shkon fshehurazi në Vlorë për të bërë politikë, turp t’i vijë

Deputeti i Partisë Socialiste, Darmian Gjiknuri ftoi presidentin Ilir Meta që të shkojë në Vlorë për të inauguruar fillimin e punimeve për rrugën e Selenicës dhe Radhimë-Orikum.

Gjatë një takimi me qytetarët në Vlorë, ku ishte së bashku me kryeministrin Edi Rama, ai deklaroi se nuk është e udhës që Presidenti të shkojë fshehurazi në Vlorë për të bërë politikë e për të përçarë. Sipas tij, qyteti bregdetar po transformohet dhe po zhvillohet.

“Ne nuk jemi perfekt, nuk kemi realizime, por ne jemi më të mirët dhe mbetemi më të mirët. Ajo që është bërë në Vlorë, nuk ka koment. Kemi thënë në fushatën e parë para katër viteve që Vlorën do e bëjmë qytetin e dytë e pas Tiranës, e cilësuan si utopi, por tani është realitet sepse Vlora është thyer në një brand. Kushdo tjetër mund të ketë folur dhe flasë për Vlorën patriotike dhe historike. Vlora ka histori, por vëmendje nuk i është kushtuar nga qeveritë e tjera. Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është, Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur. Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës që të ftojmë presidentin e republikës, të mos vijnë fshehurazi Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet. Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë e për të përçarë, turp t’i vijë”, tha Gjiknuri.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë